
Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi sot se kjo prokurori ka sekuestruar 59 mln euro pasuri, përfshirë të paluajtshme dhe kriptomonedha.
Në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen, Dumani tha se mesazhi është i qartë, krimi nuk mund të blejë dhe as të shpërblejë. Dumani theksoi po ashtu se ka një rritje të procedimeve për veprën e pastrimit të parave.
“Goditja e krimit dhe korrupsioneve të zyrtarëve, 59 mln euro të sekuestruara, sekuestrimi i aseteve financiare e të paluajtshme, përfshi edhe kriptovalutat, që i përdorin për blerje të ndryshme, si të kokainës edhe në pastrimin e parave.
Mesazh është i qartë se krimi nuk mund të blejë dhe as shpërblejë. Kemi rritje të ndjeshme edhe të procedimit të veprës penale të pastrimit të parave. Lufta ndaj korrupsionit ndodhet në fazë të re. Besimi te reforma në drejtësi po rritet, qytetarët janë të ndërgjegjshëm se të gjithë vijnë pas ligjit, sfidat vazhdojnë. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit kërkon bashkëpunim ndërinstitucional. Duhet të keni besim te integriteti i prokurorëve të SPAK, proceseve. Ndikimi i jashtëm nuk do ndikojë në misionin dhe hetimet tona ndaj këtyre proceseve”-u shpreh Dumani.
Top Channel