
Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Shkodër pasi pas sherrit ka kërcënuar me armë zjarri një person tjetër.
Pas rastit 30-vjeçari e ka denoncuar në polici dhe autori është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, rreth orës 19:20, shtetasi R. P., 30 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë zjarri nga një shtetas.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në vijim të veprime kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasin Gj. S., 33 vjeç.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Top Channel