Ndodh mrekullia! Vetëm disa metra larg katastrofës, avioni shmang përplasjen me aeroplanin privat

25/02/2025 19:32

Një avionit i Southwest Airlines dhe një aeroplan privat përjetuan një moment paniku në Aeroportin Ndërkombëtar të Chicago, Midway.

Ekuipazhi i avionit u detyrua të kryente një xhiro për të parandaluar një incident të mundshëm me një aeroplan privat.

Avioni Southwest 2504 u ul  në aeroportin e Çikagos pasi arriti të shmangë në kohë aeroplanin privat në pistë, sipas Southwest.

“Ekuipazhi ndoqi procedurat e sigurisë dhe avioni u ul pa incidente. Asgjë nuk është më e rëndësishme për ne sesa siguria e klientëve dhe punonjësve tanë”, tha një zëdhënës i Southwest për CNN.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA