Aksident në Korçë, përplasen tre automjete
25/02/2025 14:10
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, Korçë.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule raporton se në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Top Channel