E rëndë! Adoleshentja hedh nga dritarja e hotelit të porsalindurin, qytetarët e gjejnë në koshin e plehrave! Ndërron jetë në spital

25/02/2025 19:56

Një adoleshente amerikane është arrestuar në Paris pasi foshnja e saj e porsalindur dyshohet se u hodh nga dritarja e një hoteli dhe vdiq, thonë prokurorët dhe mediat franceze.

Gruaja e re, emri i të cilës nuk u bë i ditur, u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një operacioni pas lindjes dhe më pas u vendos nën paraburgimin e policisë, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit të Parisit.

Foshnja e saj e porsalindur “dyshohet se u hodh nga dritarja e katit të dytë të një hoteli” në lagjen e 20-të të Parisit të hënën, tha zyra e prokurorit. “I porsalinduri u dërgua në kujdesin urgjent, por nuk mbijetoi”.

“Nëna, një shtetase amerikane, ishte pjesë e një grupi të rinjsh që udhëtonin në Evropë,” tha zyra e prokurorisë, duke shtuar se një hetim është hapur për vrasjen e një të mituri. Zyra e prokurorit tha se ishte e mundur që e reja mund të mos ishte në dijeni të shtatzënisë së saj, ose ta mohonte këtë.

Një zëdhënës i kryetarit të qarkut të 20-të i tha CNN se foshnja u gjet e gjallë në një kosh plehrash pranë hotelit dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e fëmijëve në Paris, Necker. Foshnja ka ndërruar jetë në spital.

CNN ka kontaktuar me policinë franceze dhe Departamentin e Shtetit të SHBA. Spitali ku u dërgua gruaja nuk pranoi të komentonte.

Ambasada e SHBA-së në Paris i tha CNN se ishte në dijeni të raporteve për arrestimin dhe ishte “duke monitoruar nga afër këtë rast”.

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për tragjedinë e fundit që përfshin humbjen e një jete të re,” tha ambasada.

Rasti u raportua për herë të parë nga Paris Match . Agjencia e lajmeve AFP dhe Le Parisien dhanë moshën e vajzës si 18 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA