560 mijë vizitorë në Janar/ 717 mijë shqiptarë udhëtuan jashtë vendit për turizëm, punë apo vizita

25/02/2025 20:18

Fillimvit, por turistët nuk munguan në vendin tonë as në muajin janar. 14.5% më shumë të huajë e vizituan Shqipërinë sipas Institutit të Statistikave, duke arritur në 560 mijë.

Pavarësisht një tendence të zbehtë në këtë periudhë të vitit, shifrat gjithmonë e më shumë flasin për një turizëm gjithëvjetor. Sipas Feriold Ozunit, pedagog në degën e turizmit arsyeja është rritja e interesit të turistëve edhe për destinacionet kulturore, jo vetëm bregdetin.

Janë të huaj nga Evropa, Amerika por dhe Azia ata të cilët po vizitojnë më shumë vendin tonë. Por ky vit ka sjellë edhe të tjera risi.

Gjysmë milionë turistë hynë në Shqipëri por nga ana tjetër shqiptarët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit. 717 mijë me një rritje 11.3%.

Për pushime, trajtime shëndetësore apo edhe qëllime fetare janë arsyet që të huajt vijnë në Shqipëri. Ndërsa në rritje janë dhe udhëtarët tranzit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA