Vëllai i ndërroi jetë, burime për TCH: 7-vjeçarja në gjendje të rëndë! Priten analizat nga QSUT
24/02/2025 17:12
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës ditën e djeshme.
Një 3-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa motra e tij është shtruar në Tiranë.
Burime për gazetaren e Top Channel Alma Demiraj bëjnë me dije se motra e të miturit është në shërbimin e reanimacionit në pediatri gjendje të rëndë.
Ndërkohë priten të dalin analizat nga QSUT. Paraprakisht dyshohet se ata janë helmuar. Burime nga spitali thonë se kanë dezinfektuar një magazine me bar miu.
Top Channel