
Pasi u mor në pyetje për 4 orë nga prokurorët, deputetja e PS Klotilda Bushka ka dalë nga SPAK.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, nuk komentoi kur doli nga dyert se Prokurorisë së Posaçme.
Ajo po hetohet për akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, mbasi siç dyshon SPAK ajo thirri në zyrat e avokatit të popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, të cilës ju mor telefoni dhe ju kërkua të mos fliste.
SPAK njoftoi se deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme, të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin dosjen numër 27 të vitit 2024.
Ky hetim u nda nga hetimi ndaj kryebashkiakut Erjon veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe biznesmenë e mes tyre edhe Elman Abule nën arrest me burg.
Deputetja Bushka publikisht ka thënë që Ina Goxhajn e ka kushërirë dhe kjo është hera e parë qe ajo thirret në SPAK për këtë çështje
Në dosjen tjetër të veçuar, Erjon Veliaj nën arrest me burg dyshohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash
Top Channel