
Fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit të Rusisë pasi Shtetet e Bashkuara nuk arritën të bindin Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të miratonte rezolutën e saj që kërkonte fundin e luftës pa përmendur agresionin e Moskës dhe njëkohësisht asambleja miratoi një rezolutë ukrainase, duke kërkuar që Rusia të tërhiqet menjëherë nga Ukraina.
Kjo shënon një pengesë për administratën Trump në organin 193-anëtarësh, rezolutat e të cilit nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por shihen si një barometër i opinionit botëror.
Por ky votim tregoi gjithashtu një mbështetje të zvogëluar për Ukrainën, rezoluta e së cilës kaloi 93-18, me 65 abstenime. Këto shifra janë më të ulëta se ato të mëparshme, ku mbi 140 votuan pro dënimit të agresionit rus.
Shtetet e Bashkuara u përpoqën të bënin presion ndaj ukrainasve që të tërhiqnin rezolutën e tyre, sipas një zyrtari amerikan dhe një diplomati evropian që kërkuan të mbeten anonim sepse bisedimet ishin private.
Ata refuzuan rezolutën amerikane dhe më pas asambleja bëri të qartë se Rusia pushtoi fqinjin e saj më të vogël në kundërshtim me Kartën e OKB-së.
Top Channel