
Në një prej rrugëve më të rëndësishme të turizmit shqiptar, që shërben si urë lidhëse për Alpet e Veriut e deri në Kosovë, më në fund ka nisur rikonstruksioni.
Investimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare përfshin rikonstruksionin e plotë të gjithë rrugës, rreth 40 km. Për banorët e zonës dhe operatorët turistikë, më në fund për këtë zonë ka frymëmarrje.
Pas vitesh kërkesa, edhe për drejtuesit e bashkisë, ky është investimi më i rëndësishëm për Vaun e Dejës.
E ndërtuar në vitet ’80 për t’i shërbyer hidrocentralit, kjo rrugë, tërësisht e degraduar, ishte kthyer në një pengesë për fshatrat e kësaj zone dhe për zhvillimin e turizmit.
Por me rindërtimin e saj, banorët e zonës dhe operatorët shpresojnë në një ringjallje, jo vetëm të turizmit, por edhe të jetës në këto zona.
Top Channel