Punëtorët që i mungojnë vendit! Sektori i shërbimit pritet të vuajë më shumë edhe gjatë sezonit të ri turistik

24/02/2025 13:18

Jemi shumë afër hapjes zyrtare të sezonit turistik dhe ajo që vihet re janë vështirësitë e mëdha që po has sektori i shërbimeve në gjetjen e stafeve.

Ndërkohë në Europë deri në vitin 2030 pritet të hapen mbi 1 milionë vende të reja pune, në kuadër të nismave për reduktimin e ndotjes së ajrit.

Po t’i referohemi pozicioneve që kërkohen sot nga bizneset në Shqipëri ato janë kamerier, banakier, recepsionist, ndihmëskuzhinier, mirëmbajtje, pastrim, fasoneritë gjithashtu janë në kërkim të përhershëm për stafe. Janë këto shërbime që nuk është se kërkojnë kualifikime të veçanta, por që interesi për këto pozicione është gjithnjë e më i vogël, dhe si rrjedhojë gjithnjë e më shumë po shohim që këto pozicione vakante po mbulohen nga të huajt, kryesisht nga ata nga Filipinet.

Europa gjithashtu kërkon ato pozicione të njëjta me ato që I duhen Shqipërisë, por vendet europiane janë më të privilegjuar, sepse kanë shumë emigrant që vijnë nga shumë vende të botës dhe I zënë këto pozicione. Por fokusin kryesor Europa e ka tek energjia e rinovueshme dhe e qëndrueshme, kjo në përputhje me strategjitë dhe vendimet e Bashkimit Europian, për uljen e ndotjeve deri në vitin 2050. Rrjedhimisht këto nisma do të rrisin edhe numrin e personave që do të punësohen në këtë sektor. Do të ketë shumë kërkesa për persona që kanë përvojë në fushën e mjedisit dhe nënklasat e saj, inxhinieria energjitike dhe nënklasat e saj, inxhinieria e ujërave dhe inxhinieri të tjera, që të gjitha së bashku do të kenë ndikim për rritjen e energjisë së qëndrueshme dhe të rinovueshme, por edhe për uljen e ndotjes”-shprehet ekspertja e punësimit Eranda Ymerali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA