“Në Greqi fitoj 1000 euro si çoban, në Shqipëri merrja 250 mijë lekë”, Rama kundërshton qytetarin: S’ka më paga të tilla

24/02/2025 10:30

Rama kundërshton qytetarin që thotë se në Shqipëri merre 25 000 lekë rrogë.

“Në Shqipëri, punoja në një karburant dhe merrja 250 mijë lekë (të vjetra) rrogë, ndërsa në Greqi punoj çoban dhe marr 1000 euro“, ishte komenti  i një qytetari në faqen e kryeministrit Edi Rama në “Facebook”.

Në përgjigje të këtij komenti, Rama tha se rroga kaq të ulëta në vendin tonë nuk ka më. Madje, tha ai, në Shqipëri, taksat janë disa herë më të ulëta.

“Në Greqi fitoj 1000 euro si çoban, në Shqipëri merrja 250 mijë lekë”, Rama kundërshton qytetarin: S’ka më paga të tilla. Ka kohë që nuk ka më rroga 250 euro në Shqipëri. Së dyti, rroga është ajo që duket, por pas asaj, por pas asaj ka dhe taksa. Dhe që ta dini, 57% e rrogave në Shqipëri, nuk kanë asnjë taksë, ndërsa 36% e tyre kanë nga 4-10% taksë. Vetëm 10%, ata që kanë rrogën mbi 1300 euro, e kanë taksën mbi 10%.

E dyta në turizëm dhe ndërtim në Shqipëri, merr sa në Greqi dhe paguan më pak taksë. Ndërsa, kur punon jashtë qytetit tënd, edhe fjetjen e ke të paguar. Nga kjo shpjegohet edhe kthimi kthimi i atyre që kanë filluar të vijnë dhe të punojnë në turizëm, për shembull, apo të atyre që investojnë në agroturizëm me kursimet e tyre jashtë”, u shpreh kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA