“Kisha thirrje të humbura nga SHBA-ja”/ Liderja e partisë gjermane të ekstremit të djathtë: Njëra prej tyre ishte nga…

24/02/2025 19:50

Elon Musk telefonoi drejtuesen e partisë gjermane të ekstremit të djathë dhe kandidaten për kancelare Alice Weidel për ta uruar për performancën e AfD-së në zgjedhjet e së dielës, pasi dyfishoi mbështetjen e saj në krahasim me vitin 2021.

Alice Weidel la të kuptohet, se ajo kishte qenë në gjumë kur ishte telefonuar nga aleati i Trump dhe CEO i Tesla, Elon Musk i cili ka ndërhyrë vazhdimisht në fushatën zgjedhore gjermane me anë të postimeve në X dhe thirrjeve të tij për të mbështetur AfD-nw.

“Kur hapa telefonin tim këtë mëngjes, ose më mirë e shikova, kisha disa telefonata të humbura nga SHBA, duke përfshirë një nga Elon Musk, i cili më uroi personalisht për rezultatin historik”, u tha Weidel gazetarëve.

Weidel, kandidatja për kancelare e AfD-së, tha se ajo do iu përgjigjej dashamirësve, por nuk pranoi të thoshte se cilët ishin ata.

“Unë nuk do t’jua them se kush janë ata, është sekret”, tha ajo duke shtuar se ishte në kontakt me shumë aleatë ndërkombëtarë përfshirë administratën Trump.

Partia u mbështet nga Musk dhe nënpresidenti i SHBA-së JD Vance gjatë fushatës zgjedhore. Musk, i cili në janar e përshkroi AfD-në si “shpresën më të mirë për të ardhmen” e Gjermanisë, bëri një postim në X që tregonte rritjen e partisë që nga viti 2021, duke shkruar: E pabesueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA