GJKKO reagon ndaj procesverbalit që publikoi Veliaj: Prokurori Dado nuk e përmendi fjalën “ndyrësirë”

24/02/2025 14:48

Pas publikimit nga Erion Veliaj të procesverbalit të gjyqit ku thuhet se prokurori Ols Dado ka përdorur fjalën “ndyrësirë” ndaj kryebashkiakut, ka reaguar GJKKO.

GJKKO sqaron se nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.

Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.

Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment”, shkruhet në reagimin e GJKKO-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA