Dosja për Veliajn/ Hetimet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, deputetja e PS Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

24/02/2025 11:58

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, mbërriti në SPAK e shoqëruar nga avokati i saj, Henrik Ligori.

Ajo po hetohet për akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, mbasi siç dyshon SPAK ajo thirri në zyrat e avokatit të popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, të cilës ju mor telefoni dhe ju kërkua të mos fliste.

SPAK njoftoi se deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme, të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin  dosjen numër 27 të vitit 2024.

Ky hetim u nda nga hetimi ndaj kryebashkiakut Erjon veliaj,  bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe biznesmenë e mes tyre edhe Elman Abule nën arrest me burg.

Deputetja Bushka publikisht ka thënë që Ina Goxhajn e ka kushërirë dhe kjo është hera e parë qe ajo thirret në SPAK për këtë çështje

Në dosjen tjetër të veçuar, Erjon Veliaj nën arrest me burg dyshohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA