VIDEO/ Përfundon vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Edi Rama e shoqëron drejt aeroportit

23/02/2025 17:58

Ka përfunduar vizita e parë në Shqipëri e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Rreth orës 18:00 ai është shoqëruar nga kryeministri i vendit Edi Rama drejt aeroportit të Rinasit, ndëra më herët u nënshtruan disa marrëveshje mes dy vendeve.

Më pas Presidenti i EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan u nderua në një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Brigadave dhe më pas të dy personalitetet zhvilluan një takim kokë më kokë.

Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, konkretisht:

-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë  së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”  Sulltan Al Jaber.

Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA