Turizëm dhe në dimër! Shërbimi hotelier plotëson nevojat për punëtorë me emigrantë aziatikë në Vlorë

22/02/2025 12:17

Vlora tashmë e kthyer në një destinacion turistik për vendas dhe të huaj, ka gjithnjë e më shumë nevojë për punëtorë.

Mungesën e fuqisë vendase për punë bizneset e kanë plotësuar me staf nga Azia e largët. Punëtorë kryesisht nga India dhe Filipinet e kanë gjetur vetën në shërbim duke punuar në Vlorë jo vetëm gjatë muajve të verës, por përgjatë gjithë vitit.

“Ndihemi mirë këtu, kemi rreth 6 muaj që punojmë, paga është e kënaqshme por dhe punëdhënësi është njeri i mirë”, shprehet një shtetase filipinase.

Në Vlorë gjejmë edhe punonjëse nga Myanmari, të cilat kanë shtatë muaj që punojnë në një hotel. Ato kanë nisur të mësojnë shqipen nga punonjëset shqiptare dhe ndjehen të vlerësuara me punën që bëjnë

“Tani në këtë periudhë punojnë 40 persona të huaj , ndërsa gjatë verës janë më shumë se 100 punëtore të huaj”, thotë Emanuel Lazaj, menaxher.

Ndonëse fillimisht punësohen me kontrata 1-vjeçare, ka mjaft raste mes punëtorëve të huaj që e zgjedhin Shqipërinë për të jetuar bashkë me familjet e tyre.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta