“Diskutuam dhe filluan të më fyenin”/ Biznesmeni flet i gjakosur pas konfliktit: Më goditën me grushte dhe me gurë

22/02/2025 23:43

Pasditen e së premtes janë publikuar disa pamje ku biznesmeni Arben Çipa u konfliktua me dy persona.

Me anë të një videomesazhi, Çipa thotë se administratori i një firme dhe një person që e shoqëronte i kanë prerë rrugën dhe gjatë një diskutimi, të dy personat kanë filluar ta fyejnë.

Çipa vijon duke treguar se më pas të dy personat i janë futur në makinë dhe e kanë sulmuar me grushte dhe gurë, duke e sjellë në gjendjen e tij të rënduar.

“Është ora 16:10, duke shkuar në punën time. Në Heremec, në rrugë e sipër, një person me emrin Dio, më ka prerë rrugën, bashkë me një person tjetër, të shoqëruar dhe duke diskutuar për një çështje që ai është bërë pengesë, për një projekt timin, ata kanë dalë dhe filluar me fyerje. Kur ata filluan me fyerje, unë padyshim nuk i kam pranuar.

Në këtë kohë, kanë shfrytëzuar momentin dhe brenda në makinën time të dy personat më janë vërsulur me grushte, me gurë, e tjera, e tjera. Kam tentuar të mbrohem, por e pamundur në atë moment. Dhe ka arritur momenti që më kanë krijuar një situatë të tillë, në krejt trupin tim. Kjo video është për ta pasur si provë, edhe ajo ç’ka përshkruaj, por edhe ajo çfarë ka ndodhur”, thotë biznesmeni në video.

Pas sulmit, Arben Çipa është transferuar menjëherë në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA