
Këto pamje duhet t’i përkasin bujqësisë së shkuar.
Për të rritur cilësinë dhe sasinë e prodhimit bujqësia shqiptare duhet të përqafojë inteligjencën artificiale.
Ky zhvillim fermerit do t’i japë informacionin në kohë reale të tokës dhe bimës, se kur duhet punuar apo spërkatur prodhimi. Kështu inteligjenca artificiale në këtë sector do të ulë kostot e prodhimit dhe do të rrisë fitimin për bujkun.
“Vetë zhvillimi i bujqësisë kërkon implementimin e AI. Unë do e nisja nga ato parametra të matshëm të biosigurisë së fermës të cilat për tu aplikuar duan patjetër teknologji të re në AI. Nëpërmjet impletimit të AI arrihen shumë parametra të matshëm të gjurmueshmërisë që sjell shumë problematika në sigurinë ushqimore, dhe kjo garanton jo vetëm sigurisë e garanci por edhe besueshmëri.”, shprehet Erinda Lika, zv/rektore e UBT.
Edmond Nurellari, punon si pedagog dhe kërkues shkencor në universitetin Lincoln të Lodrës, ai thotë se inteligjenca artificiale ndryshe nga vendi ynë ka filluar që të aplikohet qysh herë në Britani të Madhe. Vendosja e robotëve në ferma nuk kërkon vetëm para, por edhe vullnetin e fermerëve për ta përqafuar atë.
“AI në bujqësi ka vite që ka filluar, sepse AI në thelbin e saj ka automatizimin e proceseve. Për shembull ne kemi implementuar se si 20 traktor ne të njëjtën kohë mund të koordinojnë në arritjen e një objektivi të përbashkët, për shembull mbjella e tokës, ose vleja e produktit”, shprehet Edmond Nurellari, pedagog në Universitetin “ Lincoln” Londër
Nurellari thotë se me anë të inteligjencës artificiale do të jetë e mundur që ngarkesa e pesticideve të bëhet në pikat doganore në kohë record, sipas tij kjo risi do të rrisë vlerën e produktit shqiptarë.
Top Channel