U dërgua për kurim falë bujarisë së qytetarëve! Amelia del ‘live’ nga spitali në nisje të sezonit të dytë të “Për Shqiptarët”: S’kam më dhimbje

21/02/2025 23:06

Në sezonin e parë të emisionit “Për shqiptarët”, qytetarët me zemër të madhe u solidarizuan me rastin e Amelias 7-vjeçare, duke mbledhur shumën prej 95 mijë dollarësh, që duhej për kurimin e saj jashtë vendit.

Në nisje të sezonit të dytë të emisionit, nëpërmjet një lidhjeje live nga spitali ku po kurohet, Amelia tregoi se ndihet më mirë. “Nuk ndjej dhimbje si më parë”, tha ajo. E ëma, Florina u shpreh se gjithçka po shkon mirë dhe së shpejti vajza e saj do të mundë të ecë.

Ishte një aksident me makinë disa vite më parë, që e dëmtoi Amelian e vogël, duke i paralizuar këmbët, ndërsa përplasje rezultoi fatale për gjyshin e saj, që humbi jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA