Pas procedurave në drejtorinë e Policisë së Tiranës, Safet Bajri dërgohet në Bllokun e Sigurisë
21/02/2025 15:32
Safet Bajri është dërguar në Bllokun e Sigurisë, pas kryerjes së procedurave në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
I njohur si “i forti i Shkodrës”, Bajri u vu në pranga sot në kryeqendrën e Veriut, pas urdhrit të dhënë nga GJKKO.
Bajraj dyshohet se së bashku me Asmer Bilalin dhe një person tjetër, kanë bashkëpunuar në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.
Top Channel