Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor paraqitet në SPAK
21/02/2025 10:02
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Pasi doli nga SPAK ai tha se ishte thirrur për t’u marrë në pyetje për një çështje, por nuk e specifikoi, vetëm sqaroi se nuk ka lidhje me abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan.
Xhika është paraqitur në SPAK edhe pak kohë më parë, ku u mor në pyetje, dhe në një deklaratë për media shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohën kur drejtonte ARRSH-në.
Xhika është arrestuar më 2 shkurt të vitit 2018 gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH lidhur me abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan.
Top Channel