Fiks Fare/ Zgjeron biznesin në bulevardin e Pogradecit, prish shatërvanin, bashkia nuk di si të përgjigjet: E kemi në inventar

21/02/2025 20:50

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari i cili ankohet për zënien e hapësirës publike në bulevardin i cili ndodhet në qytetin e Pogradecit.

Qytetari tregon se kjo hapësirë publike është bllokuar nga ndërhyrja e bizneseve që ndodhen në bulvard dhe si pasojë ai nuk ka se ku të kalojë që të shkojë në shtëpinë e tij.

Ai tregon se bashkia u ka dhënë fëmijëve të tij një çelës për të çmontuar një stol sa herë duan të futen në shtëpi dhe ta vendosin sërish pas hyrjes. “Në fillim u zgjerua lokali ‘Hymeti Palace’, më pas edhe të tjerët kërkuan leje.

“Tani hyrja e shtëpisë është e bllokuar nga tavolinat e lokaleve,” shprehet ai, duke kërkuar ndihmën e Fiksit.

Gazetarët e Fiksit faktuan se bizneset kanë zënë hapësirat publike deri në atë pikë sa një shatërvan në bulevard është zhdukur. Nga ai ka mbetur vetëm një cep, ndërsa pjesa tjetër është shkatërruar për t’i lënë vend tavolinave dhe karrigeve.

Për të kuptuar se si ka ndodhur kjo, gazetarët shkuan në bashki, por drejtoritë përgjegjëse hezitonin të jepnin një përgjigje përfundimtare

Drejtori i Urbanistikës nuk ndodhej në zyrë, por deklaroi se nuk e dinte për shatërvanin dhe se duhej një konfirmim nga Drejtoria e Gjelbërimit. Kjo e fundit, nga ana tjetër, u shpreh se çështja nuk është në kompetencën e saj, por i përket Urbanistikës.

Gazetarët e Fiks Fare kërkuan një informacion nga  kryetarit i Bashkisë Pogradec, i cili tha se nuk besonte të ekzistonte një dokument që lejonte prishjen e shatërvanit. “ Si në të gjitha bashkitë e tjera, nuk ka bashki aq të rregullta” tha Ilir Xhakolli

Ai më pas delegoi çështjen te një tjetër punonjëse, e cila konfirmoi se shatërvanët janë pronë e bashkisë dhe nëse një subjekt privat e ka prishur, ai duhet të paguajë dëmshpërblim. “Shatërvani është ende në inventarin tonë,” tha ajo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA