Alarm për bombë në një kolegj privat në Tiranë! Evakuohen me urgjencë nxënësit dhe stafi, reagon policia

21/02/2025 12:39

Policia e Tiranës është njoftuar ditën e sotme nga stafi i kolegjit privat në Tiranë, Turgut Ozal, se kanë marrë mesazh kërcënues në e-mail, ku thuhej se në ambientet e shkollës është vënë një bombë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se stafi i shkollës dhe nxënësit janë evakuuar, ndërsa policia dhe forcat xheniere mbërritën menjëherë në ambientet e kolegjit.

Në njoftim, policia konfirmon se alarmi ka qenë i rremë , pasi në kontroll nuk është gjetur asgjë.

“Më datë 21.02.2025, rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Vijon kryerja e kontrollit dhe verifikimeve përkatëse nëse njoftimi është i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve”, thuhet në reagimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA