
“Drejtësia e pavarur, ka qenë në programin e Partisë Socialiste, para se të vinim në pushtet”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Duke iu përgjigjur komentit të një qytetari, që thoshte se “garanci që drejtësia ka qenë e pavarur aty ka qenë Amerika. Tani që Amerika do të tërhiqet, drejtësia do t’i shërbejë pushtetit të radhës”, Rama tha drejtësinë nuk e dolli SHBA.
“Drejtësia e pavarur, për aq sa është pavarësuar, është frut i vizionit, i vullnetit dhe përpjekjes titanike të PS, nuk e solli Amerika dhe nuk e merr Amerika. Ka qenë pjesë e programit tonë, që kur udhëhoqa zgjedhje e para të PS, që i humba me një marzh shumë të vogël. Ju i keni parë ata të tjerët me shantazhe, shpifje ndaj prokurorisë dhe kryeprokurorit”, u shpreh ai.
Top Channel