
Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit me qytetarët në “Facebook”, pranoi se ende çmimet e shumë produkteve në vend mbeten të larta, por theksoi se ‘shumë punë është bërë gjatë qeverisë socialiste’.
Sipas tij, 57% e të gjithë të gjithë të punësuarve në vend, paguajnë sot taksë.
“Jam i vetëdijshëm që duhet bërë diçka më shumë për të zbutur rritjen e disa çmimeve, por faktet flasin vetë. Nëse kur morëm detyrën ishin 100 mijë kompani aktive, sot janë 250. Një shifër jashtëzakonisht domethënëse, ashtu sikundër një tjetër shifër e rëndësishme, sot kemi 57% të të punësuarve me 0 taksë, 36% janë me taksë nga 4-10%, për t’u dhënë mundësi njerëzve të kenë më shumë në xhep. Gati 10% e të punësuarve e kanë pagën mbi 10%”.
Me këtë sistem që ne futëm, u kemi lënë njerëzve në xhep 145 milionë euro në vit, vijoi Rama.
“Janë 1.4 mld euro në 10 vite, që ua kemi hequr buxhetit të shtetit dhe ua kemi lënë qytetarëve. I vetmi sistem në rajon ku biznesi i vogël paguan 0 taksë. Kemi filluar me prodhim të përgjithshëm kombëtar më pak se 10 miliard, sot jemi afro 25 miliard. Këto janë fakte”.
Top Channel