
21/02 19:34
Policia në Izrael po heton raportet për shpërthimet e tre autobusë në Bat Yam, në jug të Tel Avivit.
Policia e përshkroi incidentin si një “sulm të dyshuar terrorist”, duke shtuar se “forca të mëdha policore janë në vendngjarje, duke kërkuar për të dyshuar”.
Pamjet në mediat sociale tregojnë të paktën një autobus në zjarr në një parking, me një shtëllungë të madhe tymi që ngrihet sipër.
Nuk ka raportime për viktima në këtë fazë, tha policia. Autoritetet po i bëjnë thirrje publikut që të shmangë zonat dhe të qëndrojë vigjilent për sende të dyshimta.
Top Channel