“Nga izolimi tek integrimi”/ Ligjërimi mediatik për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

20/02/2025 15:37

Nga Izolimi te Integrimi, ligjërimi mediatik për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, është botimi më i ri, që ka eksploruar mënyrë se si mediat kombëtare në vend paraqesin proceset e integrimit evropian të vendit tonë, për publikun.

Në këtë botim përfshihet dhe një sondazh i zhvilluar me studentët e UET dhe 5 Universiteteve të tjera në vend,  në periudhën kohore tetor-dhjetor 2024, me rreth 400 persona të pyetur, që janë përgjigjur mbi rolin e medias në këtë proces.

Udhëheqësja e këtij hulumtimi, Belina Budini tregon se televizioni vijon të mbetet media që audienca zgjedh për tu informuar në lidhje me procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE.

Jane gjithsej rreth 400 të pyetur që kane përzgjedhur si kanalin kryesor të informacionit për çështjen e integrimit të Shqipërisë më BE, Top Channel. Në tërësi media më e përzgjedhur për këtë çështje është media televizive ndaj ky studim është i fokusuar tërësisht tek televizioni si një media e rëndësishme për informacionin për çështjet e integrimit të Shqipërisë ne BE”, shprehet Belina Budini.

Sondazhi po ashtu tregon se qasja e mediave në Shqipëri ndaj procesit të Integrimit është pozitive.

Vihet re një qasje pozitive me pak element neutralë dhe më rrall element kritik që flet sigurisht për nje ndryshim të paradigmës, nga vonesa, bllokimi, ngadalësimi i procesit të integrimit tej paradigmën tjetër e përshpejtimit, të planit të rritjes e tjetër me radhë”, shton më tej Budini.

Nënkryetari i seksionit politik i delegacionit të BE në Shqipëri, Jean-Baptise Le Bras, vlerësoi faktin që shoqëria shqiptare është pro europiane.

Popullsia në Shqipëri mbetet pro europiane. Të kuptojmë narrativën për BE dhe perceptimin publik ka një rendësi të madhe për ne”, shprehet Jean-Baptise Le Bras, Nënkryetari i seksionit politik i delegacionit të BE në Shqipëri.

Ky hulumtim nxjerr në pah dhe nevojën e vet audiencës për rregullimin e hapësirave online, duke iu referuar këtu dezinformimit, që e kanë identifikuar më së shumti në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA