EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

20/02/2025 15:48

Serxhio Nikolli është arrestuar sot nga policia e Lezhës, pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në një grup kriminal që trafikon lëndë narkotike.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Njoftimi:

Lezhë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Terni”, vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, Serxhio Nikolli, 25-vjeçar, i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë operacionit të koduar “Terni”, kanë kapur në qytetin e Lezhës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin S. N., 25 vjeç, banues në Shënkoll.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi akuzohet nga Gjykata e Ternit, Itali, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA