Pas deklaratës së Trump, kryeministri i MB i del në krah Zelenskyt: Patjetër që nuk mund të zhvillohen zgjedhje në kohë lufte

19/02/2025 21:54

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer ka zhvilluar sot një komunikim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë mbrëmje, për të shprehur mbështetjen e tij si “udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës”.

Sipas Doëning Street, pas komentit të Donald Trump se presdienti i Ukrainës është ‘diktator’ dhe se nuk mban zgjedhje, Starmer i tha Zelenskyt se është “përfundimisht e arsyeshme që të pezullohen zgjedhjet gjatë kohës së luftës, siç bëri Mbretëria e Bashkuar”, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas shtypit të huaj, kryeministri Starmer  gjithashtu “përsëriti mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, që e pengoi Rusinë nga çdo agresion i ardhshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA