
Kreu i komisionit të posaçëm parlamentar për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin Fatmir Xhafaj ka ftuar ekspertët e komisionit që drejton që të reflektojnë mbi ndryshime të mundshme për institucionet e pavarura në atë që ai quajti “mekanizëm që kontrollon kontrollorin”.
“Dhe në fund ka një gjë. Kush kontrollon kontrollorin. Një problem që kemi në këtë mekanizëm është se kemi një sërë strukturash investigative, kontrolluese por problemi është aspekti kush i kontrollon këto dhe ku japin llogari dhe se si ne mund ta realizojmë ne këtë gjë. Kjo është një çështje që ka nevojë për reflektim”, thotë Xhafaj.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin dëgjoj komentet e deputetëve për “Dokumentin Analitik të Mirëqeverisjes” përgatitur nga ekspertët.
Top Channel