
Një hulumtim i realizuar nga studiuesja Flora Ferati mbi fenomenin e pasivizimit të adresave, nxjerr në pah të dhëna të frikshme, që çojnë drejt spastrimit etnik të shqiptarëve.
Në Medvegjë janë çregjistruar 1782 persona ndërsa në Bujanoc 560 persona. Këto të dhëna janë deri në vitin 2021, por procesi vijon të kryhet sot e kësaj dite.
‘Pasojat që i ka krijuar, do të thotë pasivizimi targetues, selektiv në Medvegjë. Ato pasoja ku qytetari humb të drejtën për letërnjoftim, pasaportë, humb të drejtën e votës, të drejtën e sigurimit shëndetësor, ato pasoja janë në kundërshtim me të gjitha ligjet në Serbi’ u shpreh Arben Ferati, përfaqësues i këshillit Nacional për Medvegjë
‘Pasivizimi i adresave që në fakt është një metodë administrative për të legjitimuar shpërnguljen e shqiptarëve në 99 kur në brezin kufitar me Kosovën, zona 5 km në brendi të Serbisë ishte mbushur me forca militare të dala nga një luftë me shqiptarët që kishin kryer krime lufte dhe sigurisht kishte ardhur me një ambient shqiptar me një mllef anti shqiptarë’, u shpreh deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi.
Të dhënat e raportuara nga shteti serb lidhur me pasivizimin kanë qenë të ndryshme. Në një raportim për tri komunat më jugore, ambasadori serb në Bruksel raportoi se janë çregjistruar 1782 raste për komunën e Medvegjës, 570 për Bujanocin dhe 92 për Preshevën. Pas këtij raportimi Serbia ka tentuar të ulë shifrat. Çështja u kthye në qendër të vëmendjes pas ngritjes së shqetësimit në institucionet ndërkombëtare.
‘Por akoma nuk kemi një veprim të fuqishëm ndërkombëtare që i cili do të kërkojë nga Serbia që të ndërpritet i tërë ky proces sepse është një metodë që është e ndaluar me vetë kushtetutën e Serbisë’ u shpreh deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi
‘Ligji ka hyre në fuqi në 2011 dhe deri në 2019, janë 8 vite, jetoj dhe kam jetuar këtu nuk e di që këtë një politikan shqiptar e ka ngrit zërin për këtë çështje. Çështje është ngrit nga ne si pushtet lokal prej 2019’ u shpreh Visar Memeti, Kryetari i APN.
Top Channel