“Puna nuk ndalet në Tiranë, edhe pse më kanë kopsitur dosjen të më mbajnë brenda”/ Veliaj nxjerr fotot nga shkolla “Edit Durham”: E 48-ta buqetë në kryeqytet

18/02/2025 20:28

Kryebashkiaku Erion Veliaj, që prej disa ditësh, është i izoluar në burgun e Durrësit, tregon se puna për shkollat e reja në Tiranë, vijon.

Në faqen zyrtare të Veliajt në “Instagram”, janë postuar disa foto nga punimet në shkollën “Edit Durham”, shoqëruar me një shkrim nga kryetari i Bashkisë, që thotë se ky institucion arsimor shkolla e re e 48-të që është ndërtuar në kryeqytet gjatë mandatit të tij.

“Shkolla e re ‘Edith Durham’ është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët”.

Veliaj shton se ‘është i burgosur pa gjyq’, por izolimi i tij nuk do të ndalojë punën për shkolla të reja.

“Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA