
Dhjetëra metalurgë të uzinës së Ferrokromit në Komsi të Matit zhvilluan sot një protestë ndaj kompanisë turke që e administron uzinën pasi prej disa muajsh ka përgjysmuar ditët e punës për punëtorët.
Metalurgët thonë se kompania “Yildirim Holding Group” ka shkelur kontratën dhe se i ka diskriminuar pasi përgjysmimi i rrogës është bërë vetëm për ta.
Aktualisht kompania i paguan vetëm për 11 ditë në muaj me gjysmë page, ndërsa 11 ditë të tjera metalurgët thonë se nuk punojnë. Por këto kushte të reja thonë ata janë në shkelje të kontratës.
Në rast se kompania nuk i kthehet zbatimit të kontratës, metalurgët thonë se do t’i drejtohen të gjitha institucioneve ligjzbatuese dhe se do të përshkallëzojnë protestat.
Top Channel