Aksioni antidrogë në Tiranë/ 27 të arrestuar, ‘furnizonin’ kryeqytetin me të gjitha llojet e drogës! (Detaje nga operacioni)

18/02/2025 11:37

Një aksion antidrogë i nisur që prej fillimit të 2025 është finalizuar nga Policia e Tiranës me dhjetëra arrestime.

Nga kontrollet e befasishme të ushtruara gjatë natës në zona të ndryshme të kryeqytetit, nga 34 urdhër arrestet e lëshuara nga Gjykata, policia ekzekutori 27 masa arresti me burg, ndërsa 7 të tjerë nuk u gjetën në banesat tyre dhe u shpallën në kërkim.

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë deklaroi se grupi furnizonte gjithë zonat e Tiranës me  Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa.

Njoftimi i Policisë Tiranës

Në vijim të disa godtjeve të realizuara gjatë dy muajve të parë të këtij viti dhe si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar  “Blic 34”.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë ekzekutimi i masave të sigurisë personale “Arrest me Burg”, urdhëruar nga Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila ka nxjerrë 34 masa sigurie “Arrest me burg” si te dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal, për një grup personash të cilët merreshin me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Hetimet kanë zgjatur prej fillimit të vitit 2025 ku janë aplikuar metoda speciale të hetimit dhe është dokumentuar veprimtaria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për 27 shtetas, ndërsa për 7 të tjerë vijon puna për kapjen e tyre pasi gjatë operacionit nuk u gjetën në banesë.

U bë ndalimi i shtetasve:

B. L., 28 vjeç, A. N., 27 vjeç, E. Gj., 20 vjeç, I. Gj., 37 vjeç, A. Th., 33 vjeç, A. K., 34 vjeç, B. M., 25 vjeç, A. K., 30 vjeç, A. L., 28 vjeç, E. H, 25 vjeç, M. U., 21 vjeç, K. Xh 30 vjeç, E. D., 21 vjeç, K. H ., 21 vjeç, A. F., 34 vjeç, E. A., 22 vjeç, F. T., 19 vjeç, A. G., 36 vjeç, E. Sh., 42 vjeç, Gj(G). P., 47 vjeç, P. B., 26 vjeç, M. P., 25 vjeç, E. M., 21 vjeç, M. C, 25 vjeç, S. R , 24 vjeç, K. T. 27 vjeç dhe A. C., 21 vjeç.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

F. B., 43 vjeç, E. S., 28 vjeç, G. G., 27 vjeç, D. G ., 19 vjeç, K. H., 24 vjeç, M. B., 25 vjeç dhe E. L., 30 vjeç.

Po kështu në funksion të këtj procedimi penal janë arrestuar më parë dhe shtatë shtetas konkretisht:

K. S., 26 vjeç, E. N., 19 vjeç, D. V., 19 vjeç, K. P., 20 vjeç, M. B ., 31 vjeç, K. B., 23 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç .

  Gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
* 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.
* 500 doza ekstazi.
* 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
* 26 telefona celular të markave të ndryshme.
* 10 automjete të markave të ndryshme.

 Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.

Këta shtetas vepronin individualisht dhe të shpërndarë në të gjithë territorin e Tiranës. Gjatë operacionit me metoda speciale të hetimit u bë e mundur sigurimi i provave dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.
Nga ana jonë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodi Penal.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë angazhuar maksimalisht për ta parandaluar dhe goditur këtë veprimtari kriminale që cënon drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e të rinjëve.

Njëkohësisht, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë fokusuar në përmbushjen e prioritetit kryesor atë të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë dhe në këtë kuadër përgjatë tre javëve të muajit shkurt janë sekuestruar 8 armë zjarri(7 pistoletë dhe një automatik model 56), 6 armë gjahu dhe 3 armë sportive .

Gjithashtu, prioritare në punën e strukturave të Drejtorisë Vendore të Polcisië Tiranë  është ndjekja në dinamikë të problematikave të adresuara dhe konflikteve me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të tyre.

Ftoj qytetarët që të mbështesin akoma më shumë policinë, të denoncojnë cdo paligjshmëri duke ju garantuar reagim të menjëhershëm e profesional.

Siguria është kontribut i të gjithëve, na besoni dhe bashkëpunoni akoma më shumë për të bërë më të mirën duke krijuar një ambient sa më të sigurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA