“Zullumi i pafre tani po shpërthen”/ Noka në Kuvend: Ju ka zënë makthi, zverdheni se ju pret burgu

17/02/2025 12:18

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, foli për hetimin ndaj Ajola Xoxa, që sipas tij, ‘është zhytur në luks me paratë e taksapaguesve’.

Në fjalën e tij në Kuvend, Noka solli shembullin e gruas së ish-presidentit të Filipineve

“Si mundet të quash normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 867 mijë euro vetëm blerje online, pa llogaritur blerjet nëpër dyqane që nuk janë regjistruar. A e dini ju se, vetëm Imelda Markos gruaja e ish-presidentit të Filipineve në 1986 kur u arratis për Hauai, kishte lënë pas një pasuri të tillë, si kjo Imelda Markosi e Tiranës. A e dini ju se në Filipine ngrit një muze korrupsioni, që t’u japë shembull njerëzve që të mos vjedhin më, të mos guxojnë. Si mund të ketë qenë ministrie kjo që mbron hajdutërinë. 867 mijë euro të brendshme dhe bizhu. A e dini ju se, kjo zonjë që jeton në luks. Është një zonjë në Fier që quhet Vaide Majaci, invalide pune, në barakë e ka lënë qeveria juaj. 40 euro në muaj i jep. Ndërsa Imelda Markosi e Tiranës zhgërryhet në luks. Nuk flisni ju për Vaiden dhe mijëra Vaide që janë nëpër Shqipëri. Si ka mundësi, si ju ka katandisur të tillë”.

“Po shihni makthe”, iu drejtua Nokës mazhorancë dhe deputetëve u tha ‘hajdutë’.

Si mund të flisni ju për shtet ligjor, shtet të së drejtës. Është makthi që ju detyron, ju ka zënë makthi dhe harrojeni se keni shpëtim. Këta këtu mbrapa jo, këta banda e hajdutëve dhe krimit këtu, këta kanë Nesti Angonin gjithsecili.  Po dhe juve ju ka përlyer diku dhe sa herë që vjen muhabeti që të diskutoni krimin e korrupsionin ju fanepset në ëndërr një Nesti Angon. Dhe fap ju kaplon makthi dhe mbroni krimin e korrupsionit.

Paturpësia është se e quani dhe sukses. I qanka djalit lali vjedhjësit atje dhe këtë për këtë ligji nuk duhet të veprojë. Po Jamarbër Malltezit që e kishte vajzën e sëmurë atje, nuk i qajnë fëmijët që ju e akuzuat se zhvilloi pronën e tij, ndërsa ky vodhi pronën e shqiptarëve. Hajdutë! Asgjë më shumë se hajdutë, të gjithë hajdutë. A skuqeni mo, a skuqeni kur u dilni njerëzve përpara. Si mund ta lejoni veten të keqpërdorni kaq brutalisht. Nuk kam fjalë.

Tre kompani tha kryetari i grupit parlamentar të PD. 86 milionë euro me firmën e lali vjedhësit kanë marrë në bashki dhe ato pastaj sponsorizonin harbimet dhe luksin e shfrenuar të zonjës së kryebashkiakut. Për ju nuk është korrupsion, por të zhvillosh pronën tënde private, kur nuk je rilindas është korrupsion. A e kuptoni se ku keni mbërritur. Zullumi i pafre tani po shpërthen. Nuk i zë gjumi asnjëri.

Kjo shef ëndrra me Karlon, ai tjetri me Suel Çelën. Edhe kryeministri njëlloj si ju, ka makthe tani se po afron 11 maji. Nuk ka Aleks që ta marrë përkrahu dhe ta paraqesë nëpër samite. I zhduku fotot në rrjetet sociale, kudo, kryeministri juaj. Ai ishte perëndia juaj. Ku është perëndia jua, keni ngelur pa perëndi se tashmë ju ja pushtuar satanai. E makthi e dini se kush është? Cris LaCivita. Zbarkoi një sherif në Tiranë dhe ju nuk flini gjumë. Nuk ka më shans të ju mbrojë kush krimin e korrupsion. Fundi juaj po ju vjen. Shoh trishtim tek ju të gjithë. Po, trishtim keni të drejtë. Këta nuk kanë thjeshtë trishtim, por kanë halle të mëdha. Sepse atje prapë hekurave është botë tjetër, janë delikatë këta nuk e durojnë dot atë lloj jete. Koha e zullumqarëve po merr fund“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA