“Keqardhje që Veliaj gjendet në këtë situatë”/ Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë!

17/02/2025 11:29

Deputetja socialiste, Etilda Gjonaj, në fjalën e saj në Parlament, shprehu keqardhjen në burgosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas saj, figura e Veliajt dhe familjes së tij po përbaltet në mënyrë të padrejtë dhe se lënia në qeli e tij pak muaj larg zgjedhjeve, është e padrejtë.

“Ndjej keqardhjen e madhe që Erion Veliaj dhe familja e tij gjenden në këtë situatë sot. Nga njëra anë me përbaltjen e fytyrës së tij në mënyrë të padrejtë dha nga ana tjetër, beteja që duhet të bëjë me drejtësinë për të vërtetën e tij. Lënia e Bashkisë Tiranë pa kryetar, në prag të zgjedhjeve është e padrejtë. Masa e sigurisë nuk duhet të jetë në disproporcionalitet përballë të mirës publike. Nuk më bëhet qejfi për askënd që arrestohet, por ka ardhur koha në radhë të parë të ndërtojmë një politikë të shëndetshme”.

Gjonaj renditi punët e mira, sikurse tha, që Veliaj ka bërë për Bashkinë e Tiranës, teksa fjala e saj u shoqërua me kritika nga opozita.

“Kujtojmë punën që ka bërë për një Tiranë më të mirë, për një Tiranë me infrastrukturë shumë më të zhvilluam në pastërtinë, në zhvillimin, me shumë aktivitete kulturore, sportive, sociale, me më shumë shërbime për ata që kanë më shumë nevojë. Nuk shoh asnjë lëkundje për çfarë kemi bërë për t’i dhënë vendin një sistem të ri drejtësie, ashtu sikurse s’ka lëkundje për të vijuar luftën kundër korrupsionit. Dhe sot, jo pak probleme kanë institucionet e drejtësisë, e kanë thënë dhe raportet ndërkombëtare. Drejtësia është shtylla kryesore e një shteti, por duhet të jetë në respektim me të drejtat e individit“, u shpreh deputetja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA