
Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit Taulant Balla, për të cilin ka deklaruar se del në përgjime të disa bandave kriminale.
Ai tha se SPAK i ka në dorë këto regjistrime, por nuk vepron, teksa ka lexuar një pjesë nga ato që ai pretendon se janë përgjime të Ballës.
“Të dashur miq, ka kriminelë sot që fshihen në bodrume, ka të tjerë në vila luksoze, por më kriminelë se gjithë të tjerët janë ata të cilët fshehin krimet e tyre në zyra ministrash.
Dhe i tillë është Taulant Balla. Tani kam sjellë këtu për ju, për gazetarët, një copëz, një dëshmi tjetër të krimeve të tij të shëmtuara, Më datën 13.04.2020, Targeti, e kuptoni vetë që ky është kodi, informoi pinin 1FA806 se Tao ka thënë se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhur me Boerët.
E kuptoni ju, pra Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë dhe gjykatës, pasi me Alfred Shehër dhe Pajtime Fatahë, Enkelejda Fetahu dhe të tjerë, tani Tao merr përsipër të pastrojë komisariatin me kërkesë të bandës. Tani Boerët janë ose policë të ndershëm që luftojnë krimin ose janë mbështetës të bandës tjetër, njëra nga këto. Pra, informon pinin Tao se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhurit me Boerët.
Boerët, po të nisemi me veprimet e tyre, i bie të jenë banda rivale ose mund të jenë policë të ndershëm që nuk i nënshtrohen bashkëpunimin me bandat dhe bëjnë detyrat. Por kjo është një dëshmi tjetër e asaj që unë akuzoj këta prokurorë të Skapit, një pjesë të tyre si anëtarë të organizatës kriminale që flenë mbi dosjet e krimit. E vërteta është se 4 muaj më parë, Taulant Balla ishte për t’u arrestuar, se këto janë vetëm disa.
Por Taulant Balla u mbrojt nga Edi Rama dhe ai vazhdon shëtit si simbol i krimit nga një sallë në një tjetër, kur mbi të rëndojnë të gjitha llojet e krimeve.
Taulant Balla është personi me pushtet që del më shumë se të gjithë të tjerët në veprimtaritë e bandave. Del në dhjetëra regjistrime te banda e tij dhe banda të tjera. Nuk po i përsëris akuzat që i kam bërë që kalonte drogë me pasaportë diplomatike në doganë, apo që shoferi kapej… por po nxjerr ato dokumente që janë në dorë të drejtësisë dhe drejtësia nuk vepron. Nuk do të kursej asnjërin, por deri tani të jem i sinqertë nuk kam asnjë ministër tjetër që del sa ky”, tha Berisha.
Top Channel