“Aventurë e rrezikshme”/ Majko ironizon propozimin për votimin me ID të huaja: Është teknikisht e pamundur

17/02/2025 12:35

Deputeti socialist, Pandeli Majko, e konsideroi aventurë të rrezikshme propozimin e opozitës që Diaspora të votojë me karta identiteti dhe pasaporta të huaja.

Votimi me pasaportë të huaj është teknikisht është i pamundur, u shpreh Majko, në fjalën e tij në Parlament.

“Mua kjo më mban shumë erë, dhe më mban një erë që s’dua ti vë emrin. Do jetë një arsye që votimi për emigrantët të bllokohet do jetë e papërgjegjshme që ky propozim të shkojnë në komisionin rregullator të KQZ.

Sot që flasim mbi 100 mijë vetë kanë aplikuar për të votuar, nëse do ecim me logjikën që komisioni rregullator do vendosë për çfarë nuk biem dakord ne këtu atëherë kthehemi në një komision prej 5 anëtarësh. Të mos ndërmarrin hapin aventuresk, t’u heqin të drejtën shtetasve jashtë vendit të regjistruar tashmë për të votuar do ishte një aventurë shumë e rrezikshme. Votimi me pasaportë të huaj, teknikisht është i pamundur. Dhe ky është një problem shumë i madh që prek integritetin e sistemit tonë elektoral.

Dikush nesër mund të vi të thotë edhe brenda vendit mund të votohet me pasaportë të huaj. Propozimi mund të shtyjë gjithë procesin në drejtim të paditur, shpresoj që komisioni të mos ndërmarrë aktin aventuresk dhe tu heq të drejtën e votës emigrantëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA