Shpërthen vullkani Etna, dy hapësira ajrore të mbyllura në aeroportin e Katanias

16/02/2025 19:10

Për shkak të aktivitetit shpërthyes të vullkanit Etna, kompania e menaxhimit të aeroportit të Katanias njofton se ka urdhëruar mbylljen e hapësirave që korrespondojnë me renë ajrore të vullkanit deri në orën 19:30.

Për shkak të tymit vullkanik në atmosferë, aktivitetet e fluturimit që mbërrijnë në aeroportin e Katania janë pezulluar deri në orën 22:30.

Mediat e huaja raportojnë se se aeroporti Comiso është funksional pasi ishte i mbyllur për shkak të erërave të forta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA