Goditi me mjet të mprehtë një person në kokë, arrestohet 32-vjeçari në Peshkopi

16/02/2025 13:08

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Peshkopi, pasi ka goditur një person.

Në pranga ra J.K., 32 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë,  pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë,  shtetasit S.B., 25 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA