
Çdo brez ka tiparet dhe origjinalitetin e tij dhe i vendos vulën e vet, kohës. Gjenerata Z po merr një vëmendje të jashtëzakonshme.
Gjenerata Z apo Zoomers, janë njerëzit nga 13 deri në 28 vjeç. Në botë numërohen 23 milionë persona, të cilët po sjellin ndryshime drastike si në mentalitetin e fuqisë punëtore ashtu edhe tek drejtuesit e bizneseve.
“Biznesi nuk bën dot asgjë pa Gjeneratën Z, mendoj, sepse ky brez sheh përtej, ka vizion dhe një frymë tjetër, krejtësisht të re, që ka munguar në bizneset shqiptare. Gjenerata Z di ta shesë produktin, di ta shesë vlerën dhe kreativitetin e vet, pak më mirë sesa është bërë deri më tani. Gjenerata Z është fuqi e shtuar punëtore, aset I madh I kompanive, edhe për arsye se ka intuitën për të lëvizur gjatë gjithë kohës”, shprehet Helena Halialaj, eksperte për punësimin.
Kemi pasur edhe shqetësimin e shumë brezave, se duket sikur ka humbur njeriu. Por thjesht njeriu është bërë më I programuar, është bërë më progresiv dhe njëkohësisht ka pranuar globalizmin. Brezat sot lëvizin shumë, edhe më shumë herë sesa mësuesit apo profesorët e tyre. Nuk rrinë në të njëjtin vend pune, për 20 apo 30 vjet, nuk pensionohet aty. Teknologjia është fryma e të rinjve, është ajo që ata duan të bëjnë dhe në njëfarë mënyre ka të bëjë edhe me përjashtimin e një sistemi të mëparshëm të trashëgimisë, që do të thotë që nëse prindi ishte mësues edhe fëmija po ashtu, nëse ishte mjek edhe fëmija do bëhej mjek. Pra është zbehur trashëgimia profesionale me këtë brez.
Top Channel