
Fshati Kashisht në Fier po përballet me një rrezik serioz për shkak të erozionit të shtratit të lumit Vjosa.
Lumi po gërryen tokën çdo ditë dhe po i afrohet gjithnjë e më shumë banesave të këtij fshati, duke frikësuar seriozisht banorët. Në disa zona, distanca midis lumit dhe shtëpive ka arritur në vetëm 15 metra.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Sipas tyre vetëm ndërtimi i paneleve mbrojtëse, mund të parandalojë përparimin e mëtejshëm të lumit
Kur kujton se penelet e ndërtuara në vitet ’70 kishin një ndikim pozitiv, por me kalimin e kohës dhe zgjerimin e shtratit të lumit, ato janë dëmtuar dhe shembur.
Lumi ka avancuar rreth 50 metra drejt fshatit vetëm gjatë vitit të fundit. Ndërhyrjet e pjesshme të bëra më parë nuk kanë dhënë efektin e duhur për shkak të cilësisë së dobët të punimeve dhe mungesës së thellësisë së nevojshme.
Disa vite më parë u realizua një investim për mbushjen me gurë të anëve të tokave bujqësore në fillim të fshatit, por ky proces u ndërpre pa arsye të paqarta.
Top Channel