Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Liderët europianë pritet të mblidhen këtë të hënë në Paris për të diskutuar rreth arritjes së paqes në Ukrainë, por këtë herë me mungesa.
Arsyeja e një takimi urgjent u bënë deklaratat e zyrtarëve amerikanë sipas të cilëve vendet europiane nuk do të merrnin pjesë në tryezën e negociatave ku do të diskutohet fundi i luftës në Ukrainë, pavarësisht se do të pyeten.
Samiti është thirrur nga presidenti Macron, ndërsa pjesëmarrës do të jenë liderët e Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Britanisë së Madhe dhe shefit të NATO-s.
Mark Rutte ka deklaruar se nuk mjafton që Europa të thotë dua të jem atje, por duhet të organizohet dhe të sjellë ide të reja.
“Nevojitet një qëndrim më i pjekur, organizohuni, diskutoni një plan të mbrojtjes, zhvilloni një plan strategjik dhe mendoni se çfarë jeni në gjendje të bëni”, deklaroi Rutte.
Në samitin e Parisit do të diskutohet edhe për qëndrimin e zëvëndëspresidentit amerikan JD Vance në konferencën e Mynihut ku shprehu kritika për Europën.
Sakaq, zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump janë nisur drejt Arabisë Saudite. Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz dhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff pritet të fillojnë negociatat për arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, por nuk është ende e qartë nëse në këtë tryezë do të ketë përfaqësues të Kievi, pasi vetë presidenti Zelensky ka thënë se nuk e ka marrë një ftesë për të qenë atje.
Top Channel