![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/222AFF26-D144-4AE2-82A5-5323B6D236AF_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur fjalën e mbajtur nga zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Këto fjalë i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër, Edi Ramës, kukullës së Xhorxh Sorosit në Tiranë, i cili arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt”, shprehet kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndërsa ka shpërndarë edhe videon e JD Vance.
JD Vance u shpreh në Mynih se pushteti nuk mund të merret duke arrestuar liderin e opozitës, apo duke censuruar mediat.
“Ju nuk mund të fitoni një mandat qeverisës duke censuruar kundërshtarët, apo duke i futur ata në burg. Pavarësisht nëse është lideri i opozitës, apo një i krishterë i përulur i cili po lutet në shtëpinë e tij, apo një gazetar që po përpiqet të raportojë një lajm”, tha zv/presidenti i SHBA-së.
Top Channel