Shën Valentini u kthye në tragjedi! Çifti festoi në Pogradec, aksidenti i mori jetën 20-vjeçares, në gjendje të rëndë i fejuari i saj
15/02/2025 11:20
Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec.
Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj, raporton gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku.
Ndërkohë ende asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit në lidhje me aksidentin e rëndë.
Top Channel