Ekuilibri mes punës dhe jetës, si po ndryshon perceptimi i punëtorëve në të gjithë botën

15/02/2025 12:35

Punojmë për të jetuar, apo jetojmë për të punuar? Kjo është një pyetje që bëjmë vazhdimisht.

Një anketim i kryer me 26 mijë punëtorë në 35 vende të botës doli në konkluzionin se ekuilibri mes punës dhe jetës, është shumë më i rëndësishëm edhe sesa vetë paga.

“Rezultatet e pilotimeve dhe anketimeve që janë bërë në gjithë Evropën por dhe botën kanë rezultuar se një punonjës që ka më pak orë pune në ditë, apo më pak ditë pune në javë është shumë më produktiv, shumë më i kënaqur me veten, shumë më i predispozuar për tu angazhuar në ato orë që punon dhe shumë më efiçent në rezultatet që sjell sa i përket punës që bën në atë kompani“, shpjegon Erion Muça, ekspert për punësimin dhe karrierën.

Pse pikërisht tani vjen e fortë nevoja për të pasur krahas punës edhe jetë sociale?

“Sot po del në pah edhe pretendimi i punonjësve në raport me punën që bëjnë, dhe rregullimi i ekuilibrave të prishur në të shkuarën, kur një punonjës ka punuar fort dhe asnjëherë nuk ka marrë shpërblimin e duhur. Kur të ardhurat totale të tij nuk dalin për të përballuar të gjitha vështirësitë dhe në përballje të vazhdueshme me mungesë meritokracie apo vlerësimi aq sa duhet nga punëdhënësi, sjell sot nevojë si një formë rebelimi dhe devijance ndaj gjithë pakënaqësive të akumuluara ndër vite që kanë qenë të lidhura me përqendrimin masiv në punë, me orë të zgjatura, me sforcim absurd me konsumim përgjatë eksperiencave të punës me mungesë rritje dhe promovimi në karrierë dhe rrjedhimisht ka sjellë në këtë përfundim”, thotë Muça.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta