Rama ironizon sërish Berishën: Bufi i kënetës jeton mes zvarranikësh, grumbullon pesticide dhe helme
14/02/2025 13:43
Kryeministri Edi Rama ka reaguar gjatë ditës së sotme në Facebook në lidhje me bufin e kënetës, epitet të cilit i është referuar kreut të PD-së, Sali Berisha.
Ai shpjegoi se bufi i kënetës “është një plaçkitës folesh”, teksa shton se grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve.
“BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”, shkruan Rama.
Top Channel