Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati! Ish-ambasadori shuhet në moshën 79-vjeçare
14/02/2025 09:48
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati.
Ish-ambasadori ka mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit.
I lindur më 2 shtator 1945, Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit.
Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.
Murati ishte një autor i njohur, duke publikuar një sërë librash dhe analizash mbi çështjet e Ballkanit, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Top Channel