Kremlini mohon goditjen e centralit bërthamor të Çernobilit: Është inskenim i Kievit

14/02/2025 12:21

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka mohuar akuzën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se një dron rus ka goditur një pjesë të centralit bërthamor të shkatërruar të Çernobilit në orët e para të së premtes.

Peskov u tha gazetarëve se nuk kishte informacion të saktë. “Por di një gjë: nuk mund të ketë asnjë diskutim për goditje ndaj infrastrukturës bërthamore apo objekteve të energjisë bërthamore. Prandaj, çdo pretendim se kjo ka ndodhur nuk është i vërtetë.”

Zëdhënësi i Kremlinit shtoi: “Ushtria ruse nuk e bën këtë. Më së shumti, kjo është një tjetër provokim, një inskenim.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA